Llaç themelor rf 90

Llaç themelor rf 90

Llaç themelor
Kategori:

Llaç themelor RF 90

RF 90 Materiali bazë mbushës për mure me tulla ose bllok për ambiente të brendshme dhe të jashtme TIPARET TEKNIKE Material pluhur, me çimento, gëlqere, rërë guri të granulometrisë së përzgjedhur, rrëshira sintetike dhe aditivë të veçantë. – Karakterizohet nga një punueshmëri e shkëlqyer. – Rezistencë e lartë mekanike – Pa rrëshqitje vertikale – Aftësi ngjitjeje në mure dhe tavane FUSHA E APLIKIMIT Përdoret si llaç bazë për të llaçuar të gjitha llojet e suporteve, si: mure me tulla ose bllok, etj. Produkti aplikohet nëpërmjet një makinerie. ose dore. Gjatë aplikimit të produktit, temperatura e mbështetjes dhe e mjedisit duhet të jetë nga +5°C deri në +35°C. PËRGATITJA E MBËSHTETJES Mbështetja ku do të aplikohet materiali duhet të jetë e thatë, e pastër, uniforme, absorbuese dhe e qëndrueshme. Nuk duhet të ketë mbetje të jashtme si: vajra, llaqe, naftë etj. Në suportin ku do të aplikohet materiali nuk duhet të ketë fenomene të tilla si fluoreshenca. PËRGATITJA E PËRZIERJES Përzieni llaçin mbushës 25 kg pluhur me 6,5 – 7 litra ujë përmes një trazuesi elektrik ose me dorë, derisa të përftohet një përzierje e përshtatshme për aplikimin e kërkuar. Mund të punoni edhe me pompë. RF 90 MËNYRA E APLIKIMIT TË PRODUKTIT Produkti aplikohet manualisht, me mistri ose mekanikisht me pompë. Kur produkti aplikohet me pompë, duhet t’i kushtoni vëmendje konsistencës së përpunimit. Mos shtoni materiale të tjera, përveç lateksit. Në rast pauzash më të gjata, përzierësi duhet të lihet bosh dhe të pastrohet. Llaçi i freskët duhet të përpunohet brenda 2 orëve. Mbroni tullat dhe llaçin (veçanërisht gjatë ndërprerjes së punës) nga shiu. Në rast të temperaturave të larta, është mirë që llaçi të ujitet pak para se të thahet, që të mos humbasë ujin. Përforcimi me latex Për të përmirësuar ngjitshmërinë, rezistencën ndaj ujit, plasticitetin, fleksibilitetin, rezistencën mekanike, etj., llaçi mund të përforcohet me aditivë Latex. Raporti i përzierjes është 1: 5 në ujë.