Acrylic Plaster Primer 5kg

Acrylic Plaster Primer 5kg

Bazë per fasadë për perdorim të jashtëm dhe të brendshëm.


Kategori:

Bazë per fasadë për perdorim të jashtëm dhe të brendshëm

KARAKTERISTIKAT TEKNIKE • Është një material i lëngshëm me bazë rrëshire akrilike, rezistent ndaj alkaleve. • Trajtimi i sipërfaqeve me Acrylic Plaster siguron punueshmëri mjaft të mirë si edhe lehtësi të dukshme në punimin e shtresave dekorative. • Krijon një izolim dhe një lidhje shumë të mirë të sipërfaqeve të trajtuara me shtresën dekorative. • Është astar i gatshëm për përdorim, i bardhë. • Të gjitha karakteristikat teknike të veshjeve dekorative që do të përdoren janë të lidhura ngushtë me vetitë e astarit që do të aplikohet paraprakisht. • Acrylic Plaster redukton ndjeshëm aftësinë absorbuese të sipërf- aqes ndaj ujit. • Uniformizon shkallën e absorbueshmerisë së sipërfaqes ku do të aplikohet. PËRGATITJA E PRODUKTIT Produkti pasi trazohet manualisht në kovë është i gatshëm për përdor- im. Mund të hollohet deri në 10% me ujë. MËNYRA E APLIKIMIT Produkti aplikohet me furçë ose me rrul në mënyrë uniforme në të gjithë sipërfaqen. Duhet të prisni të paktën 12 orë që Acrylic Plaster të thahet (në varësi të temperaturës) përpara se të aplikoni pro- duktin përfundimtar mbi suport. Temperaturat e ulëta si dhe prania e lagështisë rrisin ndjeshëm kohën e tharjes së produktit. Nuk duhet të aplikohet në temperatura me të vogla se +5°C dhe më të larta se +35°C.