Shtresë lidhëse që përdoret për trajtimin e sipërfaqeve të lëmuara të betonit për benda dhe jashtë!
KARAKTERISTIKA TEKNIKE • Është material i lëngshëm me bazë rrëshire akrilike, që përdoret për trajtimin e sipërfaqeve të lëmuara të betonit. • Siguron një lidhje shumë të mirë midis betonit dhe shtresave mbushëse si llaç, fino, stuko, hidrizolues, etj. • Përdorimi i këtij materiali eleminon nevojën e përdorimit të sprucos së çimentos në sipërfaqe të lëmuara të betonit. • Trajtimi i sipërfaqeve me BETON CONTACT siguron një punueshmëri mjaft të mirë si dhe lehtësi të dukshme në aplikimin e shtresave të tjera. FUSHA E PËRDORIMIT Përdoret për trajtimin e sipërfaqeve të lëmuara të betonit Përdoret si izolues, fiksues i sipërfaqeve që më pas do të lyhen ose do të vishen me shtresa të tjera si llaç, fino, etj. MËNYRA E APLIKIMIT TË PRODUKTIT Produkti aplikohet me furçë ose me rul në mënyrë uniforme në të gjithë sipërfaqen. Duhet pritur të paktën 12 orë që BETON CONTACT të thahet në varësi të temperaturës përpara se të aplikoni produktin pasardhës mbi suport. Temperaturat e ulta si dhe prania e lagështirës rrisin ndjeshëm kohën e tharjes. Nuk duhet të aplikohet kur suporti ka temperaturë më të ulët se +5oC dhe duhet të sigurohemi që deri në 24 orë pas aplikimit nuk do të laget.