Veshje dekorative e gatshme për përdorim të fasadave dhe sipërfaqeve të jashtme dhe të brendshme
Veshje dekorative e gatshme për përdorim që shërben për trajtimin e fasadave dhe sipërfaqeve të brendshme. Eshtë një produkt ekologjikisht i testuar. Bën të mundur ajrosjen e murit dhe parandalimin e mykut. Falë formulës së re me përmbajtje fibrash sintetike dhe adetivë special ky produkt nuk lejon plasaritjet dhe nuk lejon që papastërtitë të unifikohen me të, keshtu që arrin të vetëpastrohet shumë lehtë KARAKTERISTIKA TË PËRGJITHSHME • Lejon përshkueshmërinë e murit ndaj avujve. • Formon një strukturë të qëndrueshme • Mbyll plasaritjet e suvave me bazë çimento–gëlqere • Formon një stukturë të bukur dhe mbrojtëse ndaj agjentëve atmos- ferikë. MËNYRA E APLIKIMIT TË PRODUKTIT Produkti është i gatshëm për përdorim. Aplikimi i produktit mund të realizohet në mënyrë manuale nëpërmjet një malle. Menjëherë mbas aplikimit të produktit në suport, bëhet rrafshimi i tij me një një mallë plastike dhe punohet në drejtimin horizontal, vertikal ose rrethor në varësi të efektit estetik që dëshiron të realizosh. Punueshmëria varet nga aftësia absorbuese e suportit si edhe nga temperatura e ambjentit. TË DHËNA TË RËNDËSISHME • Gjatë aplikimit të produktit duhet patur kujdes që temperatura e ambjentit të jetë më lartë se 5°C. • Në prani të temperaturave të larta produkti mbas aplikimit duhet të spërkatet me ujë për të mënjanuar humbjet e ujit. • Gjatë aplikimit të produktit duhet pasur kujdes duke mënjanuar kontaktin e fytyrës me produktin sepse është produkt I klasifikuar si ir- ritues në kontakt me fytyrën.