Glet Final RF 200

Glet Final RF 200

Glet Final

Kategori:

Glet Final RF 200

Material pluhur, me çimento, gëlqere të hidratuar, rërë karbonate me granulometri të përzgjedhur, rrëshira sintetike dhe aditivë të veçantë. KARAKTERISTIKAT TEKNIKE – Karakterizohet nga një hapje dhe punueshmëri e shkëlqyer, e cila lehtëson aplikimin në sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme që janë të mbushura me llaç tradicional dhe llaç të parapërgatitur gjithashtu. -Zbatohet deri në trashësi 3 mm. FUSHA E APLIKIMIT Është i përshtatshëm për përfundime në sipërfaqe të mbushura me llaç tradicional ose të parapërgatitur me bazë çimentoje ose gëlqere. Mund të mbulohet me bojë ose veshje të tjera të natyrës minerale dhe sintetike. TË DHËNA TË RËNDËSISHME – Mos shtoni përbërës të tjerë, si çimento, gëlqere, etj në produktin e dhënë. – Mos e aplikoni në sipërfaqe të paralyera. – Mos e aplikoni në sipërfaqe apo veshje plastike. – Mos e aplikoni në sipërfaqe me pabarazi më të madhe se 3 mm. – Mos shtoni ujë pasi të jetë përgatitur përzierja. – Duhet të aplikohet në temperatura nga +5°C deri në +35°C. – Mos e aplikoni në zonat ku ka veshje qeramike. – Mos e aplikoni në sipërfaqe me bazë gipsi. – Mos e aplikoni në sipërfaqe lehtësisht të thyeshme ose që shkatërrohen. PËRGATITJA E MBËSHTETJES Sipërfaqja ose mbështetësja ku do të aplikohet fino duhet të jetë e niveluar dhe e qëndrueshme. Sipërfaqet me trashësi mbi 3 mm duhet të nivelohen përpara aplikimit të produktit. MËNYRA E PËRGATITJES SË PËRZIERJES Në një enë hidhni 7,5 – 8 litra ujë dhe 25 kg BONFIN. I përziejmë me një mikser elektrik me rrotullim të ulët derisa masa të bëhet homogjene. Për të stimuluar tiparet e përzierjes dhe për të pasur një rezultat më të mirë, rekomandohet të lini përzierjen të qetësohet për rreth 10 minuta dhe të përzieni përsëri përpara përdorimit. RF 200 MËNYRA E APLIKIMIT TË PRODUKTIT Materiali duhet të hapet përmes një mallë metalike, duke siguruar kështu një shtresë uniforme në të gjithë sipërfaqen. Shtresa e dytë e materialit duhet të aplikohet 30 minuta pas aplikimit të shtresës së parë. Pasi të arrihet tharja e duhur, për rreth 15 minuta në temperaturë 23°C sipërfaqja duhet të fërkohet me mistri. Temperatura e mjedisit ndikon ndjeshëm në kohën e punës së produktit. Sa më e ulët të jetë temperatura, aq më e gjatë është koha e punës.